Shkollat e mesme apo ato 9-vjeçare, të cilat janë rikonstruktuar vitet e fundit nuk do të vuajnë nga i ftohti gjatë sezonit të dimrit, duke qenë se e kanë të siguruar sistemin e përgjithshëm të ngrohjes.
Ndërsa institucionet te të cilat nuk është vënë dorë prej vitesh, problemi i ngrohjes ende nuk është zgjidhur.
Nxënësit që mësojnë në këto shkolla janë të detyruar të vishen sa më shumë të jetë e mundur për të përballuar të ftohtin.
E megjithatë kjo vlen sidomos për ata nxënës që shkojnë në shkollë turnin e dytë, pra pas orës 13.00.
Edhe për këtë vit regjistrohet një numër i konsiderueshëm gjimnazesh, që do ta zhvillojnë mësimin me dy turne, për shkak të mungesës së klasave në këto ambiente.
Drejtoresha e gjimnazit “Partizani”, Luljeta Basha, tha se vetëm për këtë vit numërohen 13 klasa të dhjeta, kështu që mësimi është i pamundur të zhvillohet vetëm me një turn.
Sipas saj, aktualisht në shkollën “Partizani” ka 25 klasa gjithsej, nga të cilat vetëm 23 janë funksionale, sepse 2 të tjerat janë tejet të vogla.
Çelja e këtij viti shkollor krahas atmosferës që ka përcjellë, po përballet edhe me probleme.
Sivjet shkollat e mesme të Tiranës, po ndeshen me një fluks tejet të madh nxënësish që i përkasin klasës së dhjetë.
Top Channel