Ambasadori francez në Beograd, Zhan Fransua Teral ka deklaruar se për BE-në cështja e pavarësisë së Kosovës është e mbyllur.

“Cështja e statusit të Kosovës është zgjidhur dhe është një iluzion rikthimi i saj”, ka pohuar Teral, duke theksuar se këtë e fakton edhe njohja e Kosovës nga 70 shtete.

Por sipas tij, mbeten për t’u zgjidhur një sërë cështjesh që kanë të bëjnë me interesat e përbashkëta të Serbisë dhe Kosovës.

“Për Parisin, që Serbia të jetë e suksesshme në rrugën drejt BE-së, duhet që të normalizojë marrëdhëniet me të gjithë fqinjët, përfshirë Kosovën”, ka shtuar Tarel.

Ai ka shtuar më tej se një rezolutë e pranueshme për të gjitha palët do të ndikonte pozitivisht në këtë drejtim.

Top Channel