Superman ‘godet’ sërish

08/09/2010 10:00

Hyrje paqësore në fushë për tifozin me bluzën e Superman, në të cilën shkruhej “jo kartës së tifozit”, në ndeshjen mes Italisë dhe Far Oer.

Bëhet fjalë për Mario Ferri, “specialist” në të tilla ndërhyrje, i cili ka shkuar dhe ka përqafuar Cassano.

Hyrja e tij e fundit në një fushë ka qenë në takimin mes Gjermanisë dhe Spanjës, në botërorin e Afrikës së Jugut.

Në kurrikulumin e tij ka edhe “pushtime” të tjera. Një në nëntor të 2009-ës, në takimin Italia-Holandë, dhe një tjetër në Sampdoria-Napoli, muajin e shkuar në maj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA