Momir Bulatovic, ish-kryeministër i Federatës Jugosllave dhe ish-president i Malit të Zi, është ndaluar i dehur nga policia.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat serbe, të cilat kanë publikuar foton e Bulatovic, politikan shumë i njohur në Serbi, me pamje të dehur dhe teksa kontrollohej nga policia.

Sipas burimeve, Bulatovic, përvecse është gjobitur me 1300 euro, është detyruar të lërë edhe patentën pas 9 orësh qëndrim në komisariatin e Beogradit.

Top Channel