Rritja e moshës së pensionit, Sarkozi i vendosur
08/09/2010 12:45
Presidenti francez, Nicolas Sarkozy ka refuzuar të rishikojë projektligjin për rritjen e moshës së pensionit nga 60 në 62 vjeç, edhe pse protestat kundër kësaj mase janë në rritje.
“Elementi kryesor i kësaj reforme është një moshë e re për pensionet. Kjo moshë do të rritet nga 62 vjeç në 2018”, ka deklaruar Sarkozy.
“Në këtë pikë nuk ka kthim pas”, shtoi ai.
Top Channel