Pirateria, operacion masiv në gjithë Evropën
08/09/2010 17:05
Polici të vendeve të ndryshme të Evropës kanë zhvilluar një operacion masiv kundër piraterisë informatike, i cili është shtrirë në të gjithë kontinentin.
Agjentët kanë bastisur 48 zyra në Holandë, Republikën Ceke dhe Hungari. Ndërsa në Suedi janë kontrolluar shtatë godina që dyshohej se shërbenin si zyra të Pirate Bay dhe të faqes Wikileaks.
I koordinuar nga policia belge, operacioni ishte kulmi i një investigimi që kishte zgjatur dy vjet.
Prokurorët suedezë deklaruan se operacioni kishte si objektiv ndërhyrjen në një rrjet të quajtur “Skena”, nga i cili mund të shkarkoheshin filma para se të dilnin në DVD.
Top Channel