Nigeri, sulm në burg, 732 të arratisur
08/09/2010 14:20
Të paktën 732 të burgosur janë arratisur nga burgu i Bauchi, në veri të Nigerisë, pas një sulmi të fondamentalistëve islamikë.
Lajmin e ka bërë të ditur një përgjegjës i burgut. Mes të arratisurve ka edhe ekstremistë islamikë.
Sipas një burimit të rojeve në burg, të cituar nga “The Independent online”, evakuimi ka ndodhur pas një përleshjeje në të cilën disa persona kanë mbetur të vrarë.
Top Channel