Agresorë ende të panjohur për policinë sulmuan me armë zjarri dhe vranë një 31-vjecar në Mitrovicë.

Vrasja ndodhi ne orët e mbrëmjes në lagjen Kodra e Minatorëve, në veri të qytetit. Si fillim policia e gjeti te plagosur viktimen. 31-vjecari humbi jeten pasi u dergua me plage te renda ne qendrën spitalore në veri të Mitrovicës. Viktima u identifikua me pas si H.Mehmeti lindur ne vitin 1979, i përkatësisë etnike shqiptar, banor i lagjes Kodra e Minatorëve në veri të Mitrovicës.

Sulmi ka ndodhur afer shtepise se tij. Në bazë  të informatave paraprake mësohet se viktima kishte dy plage të shkaktuara nga armë zjarri të kalibrit të vogël, 6 mm, në pjesë të qafës dhe fytit.

Besohet se personat e dyshuar jane larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas ekzekutimit të viktimës së tyre njoftohet ne komunikaten e policise. Tashme policia e Kosovës është në kërkim të një automjeti të markës “Golf” ngjyrë e bardhë pa targa, e që besohet të ketë qenë e përfshirë në kete vrasje.

Top Channel