Meta: Hetimi i zgjedhjeve, PS qëndrim absurd

08/09/2010 18:40

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta i ka cilësuar si absurde propozimet e PS për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit.

Sipas Metës, mënyra më e mirë për të përmirësuar standartet e zgjedhjeve është përmirësimi i ligjit zgjedhor.

“Është zgjidhja më absurde që një opozitë që kërkon transparencë për zgjedhjet, të kushtëzojë reformën zgjedhore kur dihet që përmirësimi i ligjit zgjedhor është rruga më e mirë për të garantuar zgjedhjet e ardhshme”, ka deklaruar Meta në një intervistë për VOA.

Meta ka rikonfirmuar qëndrimin e partisë së tij për të mos mbështetur Kodin Zgjedhor Berisha-Rama dhe ka shprehur shpresën e tij në bashkëpunimin e opozitës për përmirësimin e ligjit të zgjedhjeve.

“Ne kemi bashkëpunuar me elementë të shumtë për reformën zgjedhore dhe shpresojmë që opozita dhe forcat e tjera të tregojnë vullnet për të ngritur standartet e zgjedhjeve përmes përmirësimit të ligjit të tyre”, ka nënvizuar Meta.

Më tej ai ka refuzuar të bëjë komente mbi zgjedhjet e ardhshme lokale, duke u shprehur se është ende herët të flitet për to.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA