Raportuesja e posaçme për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek deklaron se në të ardhmen mund të bisedohet që Veriut të Kosovës t’i jepet status i veçantë.

Megjithatë, Lunacek ka përjashtuar çdo mundësi për ndarje të Kosovës dhe ka insistuar se forma përfundimtare e Rezolutës serbe nuk duhet të përmbajë thirrje për bisedime për statusin e as për çfarëdo ndarje të mundshme.

“Status special, po. Mendoj se një status special si një lloj autonomie ashtu si kanë edhe rajonet tjera në vende të ndryshme të Evropës, është një mundësi që do të mund të diskutohet. Unë vij nga Austria dhe jam e afërt me situatën në Tirolin Jugor. Kjo është një alternativë për të cilën mund të bisedohet. Por, gjithashtu është e qartë se Veriu i Kosovës është pjesë integrale e Republikës së Kosovës”, mësohet të ketë deklaruar Lunacek për radio Dukagjinin, të cilës i referohet Telegraf.

Top Channel