Ligji i Urbanistikës, debat në Komisionin e Ligjeve

08/09/2010 16:00

Një pjesë e propozimeve për ndryshimin e  Ligjit të Urbanistikës dhe  Inspektimit të Ndërtimeve kanë hasur në kundërshtimin e opozitës , në Komisonin Parlamentar  të Ligjeve.

Sipas projektligjit tabelat reklamuese ne rruget kombetare duhet te administrohen nga Keshillat e Rregullimit te Territoreve Lokale dhe Qendrore. Por opozita pretendon se ky eshte vendim politik.

“Ka shumë raste që në vend që të mblidhet një KRRT dhe të japë leje për një reklamë, mblidhet Këshilli i Komunës dhe jep leje për to. Me këto ndryshime ne kemi përcaktuar qartë që kjo është kompetencë vetëm e KRRT-së”, tha Gjergj Bojaxhi, drejtor i Policise Ndertimore.

Anëtari socialist në Komision Pandeli Majko, deklaroi se projekti ligji vjen pikerisht para fushates, se dihet qe tabelat do perdoren si billborde per kandidatetë.

“Ne po i japim kompetencën kryesore KRRT-ve lokale dhe bëhet fjalë për reklamat në rrugët interurbane, jo për reklamat brenda qytetit”, u përgjigj Bojaxhi.

Kundershtime pati edhe per propozimin qe pervec subjekteve qe ndertojne pa leje, te gjobiten edhe kompanite te cilat furnizojne me beton keto subjekte kundravajtes deri ne 10 milione leke.

Pavaresisht ketyre debateve ndryshimet e propozuara jane miratuar nga Komisioni i Ligjeve me vota e maxhorances se djathte. Ne projekt ligj parashikohet gjithashtu  se te gjitha kostot e prishjes se objekteve pa leje do te paguhen nga ndertuesit dhe jo me nga buxheti i shtetit.

Nderkohe shtesat ne katetet e siperme te pallateve, te cilat paraqesin veshtiresi per prishjene  tyre, do t’i kalojne pushtetit lokal per te pastrehet.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA