Një tjetër reformë ka përfshirë Ndërmarrjen e Prodhimit të Naftës në qytetin e Kuçovës. 200 punonjësve të tjerë u është komunikuar vendimi për largimin nga puna.
Punonjësit janë njoftuar se ndërpresin çdo marrëdhënie me punën në ndërmarrje, pa përcaktuar asnjë shkak konkret.
Shkurtimi i punonjësve mësohet se ka përfshirë të gjithë sektorët e ndërmarrjes, ndërkohë që punëtorët e larguar nga puna të revoltuar janë shprehur se heqjet nga puna janë bërë vetëm në bazë kriteresh politike.
Vetëm një muaj më parë 150 punëtorë të naftës u larguan nga puna pas kalimit të ndërmarrjes nën administrimin e “Albpetrol”, reformë kjo që është shoqëruar me një të dytë ditën e djeshme, ndërkohë që punëtorët e larguar shprehen se do t’u drejtohen protestave.
Më parë kjo ndërmarrje numëronte rreth 700 punëtorë dhe specialistë, ndërsa tashmë numri i punëtorëve të mbetur në punë nuk i kalon 200.
Top Channel