Udhëheqësit e institucioneve të vendit, përfaqësues të partive politike dhe organizatave të ndryshme përgëzuan qytetarët e vendit dhe myftiun Naim Tërnava me rastin e festës së Fitër Bajramit, duke uruar paqe, shëndet e begati në familjet kosovare.

Në mesazhin e urimit të presidentit Fatmir Sejdiu thuhet se Kosova ka qenë gjithmonë një shembull i rrallë i bashkëjetesës, i tolerancës dhe i harmonisë në mes njerëzve të përkatësive të ndryshme etnike e fetare.

Edhe kryeministri Hashim Thaçi përgëzoi qytetarët dhe myftiun e Kosovës, Naim Tërnava me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Përmes një letre urimi, edhe kryekuvendori Jakup Krasniqi shprehet se solidariteti dhe toleranca ndërfetare janë pasuritë më të çmuara të popullit tonë, si të tilla ato përbëjnë një garanci të sigurt për të ardhmen tonë dhe brezave që do vijnë pas nesh.

Top Channel