Kastro kritika Ahmadinexhad

08/09/2010 14:55

Fidel Kastro ka kritikuar në intervistën e tij të fundit presidentin iranian Mahmud Ahmadinexhad për qëndrimet e tij anti-semitike.

Ish-lideri kuban paralajmeroi gjithashtu se një përshkallëzim i konfliktit mes Iranit dhe perendimit mund te coje drejt nje lufte berthamore. Njeriu qe drejtoi Kuben per 50 vjet me radhe nuk kurseu kritikat per udheheqesin iranian, duke e vene me se shumti theksin tek mohimi qe Ahmadinexhadi i ben Holokaustit.

“Hebrenjte,- tha Kastro, – kane pasur nje jete shume me te veshtire se e jona. Asgje qe ne kemi kaluar nuk krahasohet me Holokaustin”. Sa per rrezikun e nje lufte berthamore ndermjet perendimit dhe republikes islamike, kjo nuk eshte hera e pare qe Fideli e permend dicka te tille. Ne fakt, kohet e fundit, ai ka leshuar disa paralajmerime mbi kercenimin e nje lufte nukleare, ndersa vazhdon t’i meshoje idese per nje bote pa arme te shkaterrimit ne mase.   

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA