Jolie në Pakistan, apelon për ndihma
08/09/2010 03:00
Aktorja hollivudiane, Angeline Jolie, me cilësinë e ambasadores së UNHCR ndërmori një vizitë në zonën ku ndodhet pjesa më e madhe e të shpërngulurve nga përmbytjet në Pakistan.
Aktorja apeloi për ndihma të menjëhershme ndaj 20 milionë të shpërngulurve në këtë zonë. Jolie tha se situata mbetet mjaft e ndërlikuar, por vazhdoi ajo, unë apeloj për ndihma sa më parë në këtë zonë ku mijëra fëmijë e të rritur ndodhen prej disa ditësh në qiell të hapur.
Në zonën e Nousheras, në veri-perëndim të Pakistanit, përveç pakistanezëve të zhvendosur nga përmbytjet jetojnë edhe mbi 2 milionë refugjatë afganë, të spostuar që nga nisja e konfliktit.
Top Channel