Kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski ka vizituar komunën e Liqenasit në Korçë duke u fokusuar tek marrëdhëniet dy palëshe dhe bashkëjetesa mjaft e mirë e komuniteteve etnike në vendet respektive.
Në zonën ku është i vendosur minoriteti maqedonas, kryeministri Gruevski i është shmangur përgjigjes për debatin mbi tekstet shkollore maqedonase në të cilat shqiptarët cilësohen me origjinë rome.
Në të kundërt ai e ka vënë theksin tek rritja e bashkëpunimit mes dy vendeve si një mundësi për të forcuar më tej marrëdhëniet dypalëshe.
Kryeministri maqedonas Gruevski ka marrë pjesë në festivalin e përvitshëm folklorik dhe pas një vizite në komunën ku është takuar edhe me të zgjedhurit lokalë ka vizituar edhe kishën e Shën Mëhillit që po ndërtohet me fonde të qeverisë maqedonase.
Top Channel