Sindikatat greke kanë paralajmëruar për një stinë të ngarkuar me protesta kundër reformave shtrënguese ekonomike të qeverisë.

Të parat që e nisën ishin sindikatat e transportit, të cilat bllokuan shërbimin publik automobilistik dhe hekurudhor.

Pak ditë më parë BE dha dritën jeshile për dhënien e këstit të dytë të ndihmës financiare për Greqinë, që ndodhet në një nga krizat më të rënda ekonomike.

Ndërkohë, në tremujorin e dytë, Prodhimi i Brendshëm Bruto në shtetin helen është reduktuar me 3.7 për qind në bazë vjetore.

Top Channel