Në tremujorin e dytë, Prodhimi i Brendshëm Bruto në Greqi është reduktuar me 3.7 për qind në bazë vjetore.

Lajmin e bën të ditur instituti grek i statistikave, sipas të cilit reduktimi ka qenë më i lartë se parashikimet e ekspertëve.

Sipas të njëjtave burime, krahasuar me tre muajt e mëparshëm, rritja e rënies ka qenë 1.8 për qind.

Pak ditë më parë BE dha dritën jeshile për dhënien e këstit të dytë të ndihmës financiare për Greqinë, që ndodhet në një nga krizat më të rënda ekonomike.

Top Channel