Gjokutaj: Ja dëshmia e Selmanllarit

08/09/2010 19:40

Vazhdojnë polemikat në distancë mes prokurorisë dhe biznesmenit Rrahman Slemanllari lidhur me përmbajtjen e deklarimit të tij në prokurori gjatë marrjes në pyetje rreth denoncimit mbi dhënien e rryshfeteve për lejet e ndërtimit në Tiranë.

Avokati Genc Gjokutaj lexoi para mediave një deklaratë noteriale të klientit të tij.

“Një: zotit Dritan Allaj ka kërkuar t’i jepet 20 për qind e kontratës pasi ka marrë përsipër të kalojë studimin e zonës dhe marrjen e lejes së ndërtimit. Dy: kërkesa e zotit Avllaj është pranuar për shkak se ai ka paraqitur veten si mik i kryetarit të bashkisë së Tiranës Edi Rama, që hap cdo derë në bashki. Tre: ky është edhe thelbi i qëndrimit tim, i dëshmisë sime dhënë para prokurorisë. Jam i gatshëm të rikonfirmoj qëndrimin tim sa herë të jetë e nevojshme”, ka deklaruar Gjokutaj.

Një ditë më parë prokuroria hodhi poshtë deklaratat e avokatit Gjokutaj mbi dëshminë e zotit Selmanllari. Por Gjokutaj tha se zoti Selmanllari është i gatshëm për të rikonfirmuar kudo dhe kurdoherë këtë fakt para cdo lloj institucioni të drejtësisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA