Duke filluar nga viti 2012, Forca e Sigurisë së Kosovës do të kthehet në Ushtria e Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i FSK-së Fehmi Mujota, i cili ka saktësuar se në bashkëpunim me Brukselin do të vendoset fati i kësaj force.

Mujota ka shprehur bindjen e tij se deri në vitin 2012, FSK do të arrijë të gjitha kapacitetet operacionale dhe parametrat e tjerë.

Nga ana tjetër, edhe komisioni parlamentar për mbikëqyrjen e FSK-së ka mbetur i kënaqur nga arritjet e kësaj njësie.

Top Channel