“Ekspozita”, PS publikon dokumenta të tjera
08/09/2010 14:05
Partia Socialiste publikoi të tjera dokumenta për privatizimin e godinës së ish-ekspozitës ‘Shqipëria Sot’.
Deputeti socialist Eduart Shalsi bën me dije se zonën përreth ish-Ekspozitës qeveria e vlerësoi me 1.2 milionë lekë metrin katror.
“Qeveria ka favorizuar interesat klienteliste. Ministri Ruli duhet të japë arsyet se përse e vlerësoi me 420 mijë lekë metrin katror te zona e ish-ekspozitës, tre here me lire nga cmimi”, u shpreh Shalsi.
Top Channel