Durrës, festival kombëtar i sazeve

08/09/2010 12:00

Në qytetin e Durrësit eshte celur Festivali tipologjik Kombëtar i Sazeve me pjesmarrjen e 12 grupeve folklorike nga rrethe të ndryshme të vendit.

Ky është edicioni i shtatë i këtij festivali të përvitshëm qe shetit ne qytete te ndryshme te vendit dhe kete vit eshte stacionuar ne Durres. Festivali organizohet nga Ministria e Turizmit Kultures, Rinise dhe Sporteve dhe Qendra Kombëtare e veprimtarive folklorike në qytete të ndryshme të vendit.

Aktivitetet ne kuader te ketij festivali kane nisur me hapjen e një ekspozite të veshjeve të traditës popullore per te vijuar me te tjera te zhvilluara në sheshin kryesor të qytetit bregdetar. Festivali kombetar i Sazeve mbeshtetet dhe nga bashkia e qytetit te Durresit. Ne gare jane Sazet e Korcces, Permetit, Delvines, Beratit, Frengoves-Struge, Tiranes, Bilishtit, Kolonjes, Vlores, Lushnjes, Pogradecit dhe Fierit. Nje juri specialistesh do te shpalle ne fund fituesit e ketij festivali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA