Dollari rrëzohet ndaj Jenit

08/09/2010 10:00

Ditë e vështirë për tregjet financiare, pas rënies së dollarit që në Tokio preku minimumin e 15 viteve të fundit krahasuar me Jenin.

Monedha amerikane është kuotuar 83,32 në lidhje me monedhën japoneze, niveli më i ulët që prej majit të vitit 1995.

Minimumi historik është regjistruar në vitin 1995 në kuotën 79,75. Euro nga ana e saj ka rënë në nivelin 105.77 ndaj Jenit. Ndërkohë autoritetet japoneze nuk po tregojnë sinjale të qarta për të ndërhyrë.

Ministri i Financave Yoshihiko Noda, deklaroi se është tepër i rëndësishëm komunikimi me komunitetin ndërkombëtar në kuadër të shkëmbimeve me vendet e G7.

Nga ana tjetër guvernatori i Bankës së Japonisë, Masaaki Shirakawa shtoi se banka qendrore është gati të ndërhyrjë në tregje dhe të marrë masa të reja në atë moment që kushtet ekonomike të vendit do të përkeqësoheshin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA