Këshilli i komunës së Brindizit, në Itali, ka rrëzuar projektin për linjën e interkonjeksionit të energjisë nga ky qytet në Babicë të Vlorës, për të cilin kishin rënë dakord më parë dy qeveritë, shqiptare dhe italiane.
Projekti nuk gjeti përkrahje as tek anëtarët e majtë e as tek ata të djathtë të këshillit të komunës dhe u rrëzua me 26 vota pro, 1 kundër dhe një abstenim.
Anëtarët u shprehën se projekti në fjalë, që parashikon një linjë prej 25 kilometrash, mund të dëmtojë tokat dhe shtëpitë ku do të kalojë, si dhe mund të sjellë pasoja për shëndetin e popullatës.
Pas këtij vendimi pritet reagimi i Ministrisë italiane të Zhvillimit dhe Energjitikës, ndërkohë që rrezikohet edhe një tjetër projekt në Vlorë.
Top Channel