Berisha: Të ndërtohet parlamenti i ri

08/09/2010 11:55

Nuk kanë kaluar vetëm pak ditë nga rikonstruksioni i godinës së parlamentit, kur kryeministri Sali Berisha në mbledhje qeverie njofton se për 100-vjetorin e pavarësisë së vendit, Tirana duhet të ketë sa më parë ndërtesën e re të kuvendit.

Berisha kërkoi shpalljen e konkursit për projektet dhe të niset sa më parë puna për zbatimin e variantit fitues.

“Tirana duhet të ketë ndërtesën e re të parlamentit, një ndërtim të ri modern funksional të denjë për Shqipërinë 100-vjecare”, tha Berisha.

Në mbledhjen e qeverisë kryeministri theksoi se Vlora do të jetë qendër e festimeve të 100-vjetorit dhe do të ketë investimet kryesore. Po ashtu festa e madhe, sipas Berishës do të shoqërohet me investime specifike, të vecanta për cdo bashki dhe komunë të vendit.

Berisha deklaroi se ndërtimi i dytë modern do të jetë stadiumi i kryeqytetit. Aktualisht stadiumi “Qemal Stafa” nuk i përmbush kushtet për të qenë një stadium i standardeve ndërkombëtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA