Stuhia e fuqishme godet verilindjen e SHBA-së, 100 mijë shtëpi mbeten pa energji elektrike. Anulohen edhe qindra fluturimet
“British Petroleum” ka deklaruar se derdhja e naftës në Gjirin e Meksikës ka ardhur si pasojë e një sërë dështimeve për të cilat mbajnë përgjegjësi palë të ndryshme.
Një hetim i zhvilluar nga vetë kompania thotë se “BP” ishte pjesërisht fajtore për katastrofën, ndërkohë që fajëson kompanitë e tjera që punonin në platformën e naftës “Deepwater Horizon”.
“BP” është përballur me një faturë miliarda dollarëshe për të paguar dëmshpërblimet e katastrofës, që konsiderohet si më e rënda në vitet e fundit në SHBA.
Rreth 4.9 milionë fuci nafte u derdhën në Gjirin e Meksikës pas shpërthimit. Tapa që bllokoi rrjedhjen u vendos më 15 korrik dhe një operacion tjetër për mbylljen përgjithmonë të vrimës do të zhvillohet në javët e ardhshme.
Top Channel