Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci, javën e ardhshme do të përballet me një interpelancë në Parlamentin kosovar.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave më 16 shtator Thaci do të japë llogari për disa cështje, pas kërkesës së bërë nga një grup deputetësh.

Sipas burimeve, Thaci do të pyetet mbi motivet e prishjes së marrëveshjes së sigurimeve shoqërore mes Kosovës dhe Zvicrës.

Gjithashtu, në këtë seancë do të shqyrtohen për herë të dytë projektligji për financimin e subjekteve politike, projektligji për administratën shtetërore dhe ai për konfliktet administrative.

Top Channel