“Sakineh”, Irani: Ndërkombëtarët të mos ndërhyjnë
07/09/2010 13:55
Irani sot ka kërkuar që ndërkombëtarët që të mos ndërhyjnë në sistemin juridik dhe t’i ndalin përpjekjet që rastin e 43-vjecares Sakineh Mohammadi Ashtiani të mos e shndërrojnë në rast të të drejtave të njeriut.
Ashtiani, nënë e dy fëmijëve, është dënuar me vdekje për marrëdhënie të paligjshme seksuale dhe e akuzuar për involvim në vrasjen e burrit të saj. Rasti i saj ka shkaktuar protesta ndërkombëtare, si edhe reagimin e Vatikanit.
Zëdhënësi i qeverisë së Iranit, Ramin Mehmanparast, tha sot se skandali ishte i bazuar në informacionet e rreme lidhur me rastin Ashtiani.
Top Channel