
Të paktën 16 persona kanë mbetur të vrarë dhe shumë të tjerë të plagosur në një atentat me eksploziv ndaj zyrave të policisë në qytetin e Kohatit, në veri-perëndim të Pakistanit.
Autobomba shpërtheu në hyrje të ndërtesës ku ishin mbledhur familjarë të policëve, të cilët po mbanin një ceremoni për muajin e shenjtë të Ramazanit.
Si pasojë, disa ndërtesa janë shembur dhe persona të shumtë dyshohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.
Shpërthimi vjen një ditë pas vdekjes së 19 personave nga një atentat vetëvrasës, po ndaj një stacioni të policisë në veri-perëndim të vendit.
Korrespondentët e mediave ndërkombëtare deklarojnë se militantët kanë rifilluar operacionet pas një përgjumjeje të shkaktuar nga përmbytjet.
Top Channel