Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli po qëndron në Nju Jork, ku po lobon kundër rezolutës serbe për Kosovën, që është paraqitur në OKB.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave Pacolli ka zhvilluar takime me përfaqësues shtetesh të ndryshme, si Maldiveve, Timorit Lindor, Bangladeshit, Azerbajxhanit, etj.

Sipas burimeve, Pacolli ka marrë nga zyrtarët dhe ambasadorët e këtyre shteteve garancinë se do ta mbështesin Kosovën në seancën e Asamblesë së Përgjithshme.

Top Channel