Serbia vazhdon të zhytet në borxhe. Sipas të dhënave të Bankës Kombëtare lokale, borxhi i Serbisë ka arritur në 23.8 miliardë euro, ndërkohë që brenda vitit duhet të kthejë 3.5 miliardë euro kredi.

Sipas të dhënave, borxhi është rritur me 550 milionë euro nga muaji mars deri në qershor të këtij viti.

Shkak i rritjes së borxhit të jashtëm të Serbisë janë kreditë e reja të shtetit, por edhe diferencat e kursit për shkak të rënies së euros në raport me valutat e tjera.

Deri në fund të qershorit, borxhi publik i Serbisë ishte 10.8 miliardë euro, ose 35.4 për qind e GDP-së.

Top Channel