Kosovë, kalon në parim pr/ligji për UCK-në
07/09/2010 21:50
Miratohet në parim projektligji i cili rregullon statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UCK-së, viktimave civile dhe familjeve të tyre.
Por ky ligj i nënshtrohet ndryshimeve në dy komisione parlamentare, ku sipas shefit të grupit parlamentar të AKR-së Ibrahim Makolli, ligji do të ndahet në katër pjesë, cka do të thotë se do të trajtohen ndaras kategoria e dëshmorëve, invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UCK-së.
Nuk përjashtohet mundësia që për secilën kategori të hartohet ligj më vete. Sidoqoftë, miratimi në parim i këtij projektligji u bë pas një debati të gjatë e të ashpër në Kuvendin e Kosovës, debat ky që përçau partneret e koalicionit qeverisës PDK dhe LDK.
Top Channel