Kili, trapani arrin në 100 metra thellësi
07/09/2010 09:20
Trapani gjigant i ardhur nga Australia në Kili për hapjen e një vrime me diametër 66 cm për të bërë të mundur zhbllokimin e minatorëve, po vazhdon punën me hapa të ngadaltë por të sigurt.
Dhjetra punëtorë janë aktivizuar në këtë aksion të vështirë shpëtimi në San Jose që pritet të zgjasë nga 3 në 4 muaj.
Deri tani trapani ka arritur në 100 metra thëllësi dhe do t’i duhen edhe 600 metra të tjera për të arritur në vendndodhjen e minatorëve të bllokuar që prej datës 5 gusht.
Top Channel