Mbreti i Katarit, Abdullah bin Khalifa dhe kryeministri, Hamad bin Jasim, i ka kanë bërë të ditur kryeministrit, Hashim Thaçi, se vendi i tyre shumë shpejt do ta njohë shtetin e Kosovës.

Gjatë takimeve me krerët më të lartë të këtij vendi të Gjirit Persik, kryeministri Thaçi tha se ka marrë premtimin se njohja do të bëhet pas plotësimit të disa procedurave formale.

Pak ditë më parë Hondurasi njohu pavarësinë e Kosovës, duke u bërë vendi i 70-të në listë.

Top Channel