Presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov ka shprehur bindjen e tij se raporti i Komisionit Evropian mbi Maqedoninë do të jetë pozitiv.

Sipas tij, Shkupi po i kryen të gjitha reformat e nevojshme për integrimin, njësoj si vendet anëtare kur kërkonin të anëtarësoheshin në BE.

“Maqedonia po zbaton reforma pozitive e të suksesshme. Është fakt i pakontestueshëm se ka ende gjëra për t’u bërë, por vendi nuk ka qenë kurrë më mirë se tani në lidhje me reformat, plotësimin e kritereve dhe vendosjen e kapaciteteve”, ka deklaruar Ivanov.

Pikërisht për cështjet integruese, Ivanov do të takohet në Bruksel me presidentin e BE, Herman Van Rompuy, presidentin e KE, Barroso dhe zyrtarë të tjerë.

Top Channel