Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Peter Feith, ka hedhur poshtë të gjitha mundësitë për bisedime mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me çështjen e statusit, ndërkaq tha se mbështet bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit për çështje që kanë të bëjnë me interesin e jetës së qytetarëve.

Ai tha të martën se statusi i Kosovës është i zgjidhur tashmë dhe se ideja për negociata të reja për statusin nuk ka përse të ekzistojë.

Po ashtu, përfaqësuesi civil ndërkombëtar përkrahu qëndrimin edhe të institucioneve të Kosovës, se bazë për zgjidhjen e veriun të Kosovës është Pakoja e Ahtisaarit, duke përjashtuar mundësinë e një statusi të veçantë për këtë pjesë të vendit.

Top Channel