Kryeministri i Republikës Serbe të Bsonjes, Milorad Dodik ka deklaruar se nuk është në dijeni se si do të votoj BeH për rezolutën serbe për Kosovën.

Sipas tij, kjo situatë vjen pasi anëtari mysliman dhe ai kroat i presidencës e kanë refuzuar propozimin e Republikës Serbe, që të mbështet Beogradi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

“Anëtarët e presidencës, Haris Silajxhic dhe Zhelko Komshic e kanë hedhur poshtë propozimin e anëtarit serb Nebojsha Radmanovic, që të mbështetet Serbia. Gjë që është më logjikja, duke qenë se BeH nuk e ka njohur Kosovën”, ka pohuar Dodik.

Ai ka shtuar më tej se Sarajeva zyrtare do ta kishte pranuar prej kohësh Kosovën po të mos ishte kundërshtimi i Republikës Serbe.

Top Channel