Barroso: Ekonomia evropiane po e merr veten
07/09/2010 14:45
Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso thotë se ekonomia evropiane është duke e marrë veten dhe se do të ketë një rritje më të fortë sesa ishte parashikuar.
Megjithatë ai e pranoi, gjatë fjalimit të parë në Parlamentin Evropian, se mbeteshin ende sfida.
Statistikat më të fundit, siç u shpreh edhe zoti Barroso, tregojnë një rritje edhe më të fortë ekonomike.
Në tremujorin e dytë të këtij viti, kjo rritje është 1 për qind, krahasuar me 0.3 për qind që ishte në periudhën e mëparshme.
Top Channel