Bashkimi Evropian vazhdon të presë që në takimin e përfaqësueses së lartë, Catherine Ashthon me presidentin e Serbisë Boris Tadic të afrohen qëndrimet rreth rezolutës së propozuar nga Serbia në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Sipas Telegraf, burime në Bashkimin Evropian thonë se ka qëndrim të përbashkët të 27 vendeve anëtare por vetëm për pikat e përgjithshme parimore.

Presidenti i Serbisë në orët e vona të së martës në Bruksel do të bisedojë me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri në një përpjekje për të gjetur kompromis, i cili do të mundësonte shmangien e përplasjes së Serbisë me shumicën e vendeve të BE-së në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, që mbahet të enjten.

Top Channel