Zgjedhjet lokale, Topi dekreton 8 majin 2011

06/09/2010 10:25

Presidenti i Republikës, Bamir Topi dekreton 8 majin 2011, si datën e zgjedhjeve vendore në Shqipëri.

Njoftimi u publikua në faqen zyrtare të Presidencës.

“Në mbështetje të nenit 92 të Kushtetutës, si dhe të nenit 10 të Kodi Zgjedhor, dekretoj: Zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, zhvillohen ditën e diel, më datë 8 maj 2011”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Data 8 maj 2011 është e diela e dytë e muajit maj. Kjo datë u jep plot 8 muaj kohë forcave politike për të rënë dakort për hetimin e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, nërpërmjet ngritjes së një komisoni hetimor parlamentar që duhet të veprojë për 3 muaj.

Socialistët kanë propozuar që më pas, përfundimet e këtij komisioni hetimor të pasqyrohen në ndryshimet eventuale të Kodit Zgjedhor, krahas përmirësimeve që duhen bërë nën dritën e rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it.

Njohja e datës së zgjedhjeve mund të ketë ndikimin e saj në tërë aksionin politik të mazhorancës dhe opozitës, në përpjekjet e tyre për arritjen e një konsensusi për daljen nga kriza, nëpërmjet hetimit parlamentar të zgjedhjeve të shkuara. 

Top Channel