Traumat, në vendngjarje vetëm mjekët ekspertë

06/09/2010 16:45

Sherbimi i Urgjencave në sistemin tonë shëndetësor tashmë do të funksiojnë si një i tërë. Ministri i Shendetësisë ka firmosur strategjinë e përgatitur në bashkëpunim me OBSH-në, për reformën në sistemin e Urgjencës Mjekësore.

Qendra Kombëtare e Shërbimit të Urgjencës, synon përmirësim rrënjësor të këtij shërbimi duke nisur qe me trajnimin e personelit te ketij sherbimi

“Ky është një shërbim i konceptuar mbi bazën e kësaj strategjie, që jo vetëm rrit cilësinë por ul vdekshmërinë, që është goxha e lartë”, thotë Pëllumb Pipero, drejtor i Politikave dhe Planifikimit në Ministrinë e Shëndetësisë.

Per here te pare te plagosurit ne rruge do te transportohen per ne spital me urgjence nga njerez te specializuar per traumat dhe jo nga njerez qe ndodheshin rastesisht ne vendin e aksidentit. Ne shume raste ofrimi i ndihmes se paspecializuar ka ndikuar ne perkeqesimin e gjendjes se te plagosurit.

Ky sherbim do te ngrihet ne te gjitha spitalet rajonale te vendit. Projekti financohet ne forme granti nga qeveria japoneze, nderkohe qe qeveria italiane ka akorduar 4.5 milion euro per implementimin e strategjise.

Top Channel