Rritje e cmimit të energjisë?

06/09/2010 16:10

Enti Rregullator i Energjisë Elektrike ka dalë përpara mediave për të deklaruar se nuk ka asnjë plan konkret për të rritur cmimin e energjisë elektrike në vitin 2011.

“Enti, si i vetmi institucion vendimmarrës nuk ka deklaruar se do të ketë rritje të cmimit të energjisë”, tha drejtori Juridik i ERE-s, Eduart Elezi.

Por Elezi, nuk e ka përjashtuar mundësinë për rritjen e cmimit. Sipas tij Enti do të vendosë vetëm pasi të ketë shqyrtuar aplikimet e OSSH dhe KESH për rritjen e cmimit.

Diskutimet për rritjen e cmimit të energjisë rikthehen në cdo fund viti. Prej disa vitesh me radhë konsumatorët po përballen me rritje të vazhdueshme të cmimit të energjisë, gjithmonë nën argumentin e përafrimit të kostove me tarifat.  Cmimi mesatar i energjisë elektrike është aktualisht 9.53 lekë për kilovat orë, ose 2.8 herë më i lartë nga sa ishte në vitin 2000.  

Top Channel