Presidenti, parlamenti, kriza…

06/09/2010 20:00

Analisti Skënder Minxhozi ka deklaruar se presidenti i Republikës nuk ka pushtetin e duhur për të gjetur zgjidhjen e krizës politike në vend. Sipas tij, kreu i shtetit është nën presionin e kryeministrit Berisha dhe është i kushtëzuar nga ndryshimet kushtetuese që kanë zbehur rolin e tij.

“Nuk jam i sigurt nëse ka një qëndrim të ri të presidentit pasi ai nuk ka as hapësirën dhe as kohën për të pasur një qëndrim të ri. Ai pëson agresivitetin e kryesministrit Berisha dhe nga ana tjetër është i kushtëzuar nga ndryshimet kushtetuese nuk i jep mundësinë të ketë rol mes palëve”, është shprehur Minxhozi.

Duke folur për një zgjidhje të mundshme të krizës, ai theksoi se me fillimin e sezonit të ri parlamentar do të ketë debate edhe më të ashpra që do e bëjnë më të vështirë arritjen e një zgjidhjeje.

“Në këtë vjeshtë politika vjen me një axhendë të vjetër të debatit mbi zgjedhjet me pozicione të njohura të palëve, por e gjitha kjo rrethohet me një situatë të re, reforma elektorale për zgjedhjet lokale. Vjeshta paraqitet si një sezon i ngarkuar ku do te ketë edhe pista të tjera ku do të debatohet që e bëjnë më të vështirë arritjen e një zgjidhjeje”, theksoi Minxhozi.

“Pritet nje situatë me e tensionuar dhe komplekse me akuza konkrete. Me hapjen e parlamentit kjo temë do të futet në debatin parlamentar dhe në këtë mënyrë kjo çështje do të shkojë në krye të axhendës”, shtoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA