Pakistan, vijojnë atentatet, 17 të vrarë

06/09/2010 08:00

Të paktën 17 persona kanë mbetur të vrarë në veri-perëndim të Pakistanit, në një atentat vetëvrasës ndaj një postoblloku policie.

Sulmi u krye me një autobombë që kishte një kamikaz në timon, i cili goditi pjesën e prapme të stacionit të policisë.

Ngjarja ndodhi në Laki Maruat, jo shumë larg zonave tribale që konsiderohen si bastione të talebanëve.

Sipas autoriteteve lokale, mes viktimave janë tre fëmijë dhe 11 agjentë policie.

Ky është atentati i tretë i përgjakshëm që regjistrohet në Pakistan që nga fillimi i muajit, pas atij të së mërkurës dhe atij të së premtes, ku humbën jetën disa dhjetra persona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA