Një shpërthim në pronën e një shqiptari dhe një rrahje masive ku besohet se kanë qenë të përfshirë rreth njëqind persona kanë ndodhur mbrëmjen e së dielës në komunën veriore, Zveçan.

Policia e Kosovës njoftoi se rreth orës 22 në rrugën “Mbreti Millutin” në Zvecan grupe të rinjsh serbe nga Veriu i Mitrovicës dhe Zvecani janë përfshirë në këtë rrahje masive. Bëhet fjalë për tifozë klubesh futbollisti por që nuk dihen motivet e rrahjes.

Së paku dy persona janë dërguar në shtëpinë e shëndetit për trajtim të lëndimeve të lehta trupore ndërsa dy automjete civile janë dëmtuar gjatë përleshjes së dy grupeve. Ndaj kësaj ngjarje ka reaguar Policia e Kosovës ndërkaq është dashur ndihma e policisë së EULEX-it për ta vënë situatën nën kontroll. Policia njofton se të rinjtë serbe kanë hedhur gurë dhe sende të tjera në drejtim të forcave policore por që nuk është raportuar për të lënduar nga ana e zyrtarëve të EULEX-it.

Nga ana tjetër shpërthimi i ndodhur në pronën e një shqiptari në Zvecan sipas policisë nuk mund të ndërlidhet me rastin e lartpermendur.
 

Top Channel