Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Antonio Milloshoski ka deklaruar se dialogu mes vendit të tij dhe Greqisë është i rëndësishëm për zgjidhjen e cështjes së emrit.

Ai ka bërë të ditur se këtë muaj një delegacion maqedonas do të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare të OKB-së, ku do të ketë takime të shumta.

Megjithatë, ministri nuk ka saktësuar nëse delegacioni do t’i paraqesë ndërmjetësit Metju Nimic një propozim të ri, apo do të presë prej tij një të tillë.

Më tej, Milloshoski i ka cilësuar si spekullime lajmet e publikuara në mediat greke se, për zgjidhjen e kontestit është propozuar varianti Maqedonia e Vardarit.

Top Channel