Të shtëna armësh zjarri janë regjistruar mëngjesin e sotëm në një shkollë të mesme të qytetit të Ferizajt, në Kosovë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur tre nxënës.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, të cilat citojnë burime pranë Policisë së Kosovës.

Sipas këtyre të fundit, një nga nxënësit e plagosur është dërguar për trajtim të specializuar në spitalin e Prishtinës.

Burimet shtojnë më tej se kanë filluar hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave përgjegjës.

Top Channel