Agjencia Kosovare e Inteligjencës ka nisur stërvitjen e grupit të parë të informatorëve, pasi ka përfunduar procesin e intervistave dhe atë të verifikimit të listave të 3500 kandidatëve.

“Ka përfunduar procesi i verifikimit të listave dhe ai i intervistave të kandidatëve të grupit të parë, të cilët kanë nisur stërvitjen”, ka deklaruar Gani Geci, kryetar i komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e AKI-t.

Megjithatë, anëtarë të këtij komisioni dhe ekspertë të sigurisë shprehen skeptikë nëse Kosova do të mund të ketë një shërbim sekret efikas si vendet e tjera evropiane.

Gjithashtu, ata nuk besojnë se ky institucion do të jetë funksional brenda fundit të vitit, ashtu sikurse kanë premtuar drejtuesit e tij.

Top Channel