Kombëtarja me dy sulmues

06/09/2010 20:10

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Josif Kuzhe ka deklaruar 1 ditë para ndeshjes me Luksenburgun se do të luajë me dy sulmues dhe do t’i besojë Gjergj Muzakës që nga minuta e parë.

Avantazhi që të jep një ndeshje në shtëpi dhe fakti qe kundershtari modest luan në mbrojtje ka detyruar Kuzhen të sulmojë që nga minuta e parë.

“Mendimi im është të luajmë me dy sulmues, me Muzakën djathtas dhe me Skelën pas dy sulmuesve, të kemi katër lojtarë në zonën e golit. Nëse nuk do fitojmë ndaj Luksenburgut kjo do të jetë tre hapa prapa për ne. Ka ndryshim mes një ndeshjeje që luhet jashtë dhe një ndeshjeje në shtëpinë tënde, prandaj kam vendosur të luaj me Skelën dhe Muzakën si mbështetës të sulmit. Unë besoj tek Skela dhe mendoj se ai mund të luajë për 90 minuta, por nëse do jetë i nevojshëm ndërrimi i tij, ne do të ndërhyjmë”, shprehet Kuzhe.

Lorik Cana, një nga shtyllat e përfaqësueses tonë, pohon se nuk ka vend për eufori pas atij rezultati pozitiv të marrë në Rumani. “Nuk kemi ne luks për të qënë euforikë. Kombëtarja ka nisur një edicion të ri me një brez tjetër dhe padyshim që duhet shumë kohë për të arritur rezultate pozitive. Eshtë përmirësuar mentaliteti edhe dëshira që lojtarët të japin gjithcka”, shton Cana.

Ashtu si para ndeshjes me Rumaninë edhe përballë Luksenburgut trajneri Kuzhe ka dilema përsa i përket formacionit bazë. Pikëpyetja më e madhe e tij është sërish Klodian Duro, nëse mesfushori do të jetë që nga minuta e parë në fushë, apo në vend të tij do të luajë me dy mesfushorë-mbrojtës, Lila-Bulku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA