Kabul, i pritet koka gazetarit të njohur

06/09/2010 11:30

Një gazetar i njohur afgan, Hamid Noor, është vrarë mbrëmjen e djeshme në afërsi të shtëpisë së tij në Kabul.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet policore lokale, sipas të cilave reporterit 45 vjecar i është prerë koka.

Noor ishte një person popullor në Afganistan, pasi ishte drejtues i një programi në televizionin publik “RTA TV”, si dhe president i një shoqate gazetarësh.

Autoritetet dyshojnë se ai mund të jetë vrarë nga një person që njihte, pasi e kishin thirrur të dilte nga shtëpia dhe ai kishte dalë pa frikë.

Top Channel